Skenës muzikore shqiptare i është shtuar së fundmi edhe një tjetër artist.
Fjala është për Altin Dumnicën me nofkën ATN i cili ka publikuar projektin e tij të parë të titulluar ‘Shprehna mirë’.
Kënga me tekst të Leonora Poloskës e muzikë të Andin Randobravës trajton temë sociale respektivisht trazirat dhe mos pajtimet e fundit në shtetin tonë.
Projekti ka edhe videoklip ku përfshihen skena nga protestat duke dashur të vënë në pah gjendjen në Kosovë. /Prive.al