Një dhuratë shumë simpatike e ka gëzuar modelen e famshme Afërdita Dreshaj gjatë të mërkurës.
Bashkëshorti i saj, hokeisti Jakub Kindl, i ka blerë gruas së tij këngëtare një lodër prej pelushi.
Përderisa shumë shpesh e gëzonte me lule e me çanta luksi, kësaj here ai ka zgjedhur diçka shumë modeste por me shumë vlerë shpirtërore për gruan e tij.
Hokeisti ka blerë për Afërditën një elefant tejet simpatik në ngjyrë gri, të cilin ia ka dhuruar bashkëshortes së tij, e ajo e ndau gëzimin e entuziazmin me ndjekësit e saj në Instagram. /Prive.al