Ky bebush i ëmbël u bë i famshëm ende pa dalë në jetë, dhe krejt kjo, për shkak se prindërit e tij, deshën ata apo jo, u bënë kryelajmi i mediave rozë me lidhjen e tyre.
Por edhepse janë ndarë, nga dashuria u lindi një vogëlush të cilit ia lanë emrin Roan, e që tani është bërë po aq i famshëm sa vet reperi Majk e ish e dashura e tij Majlinda Zeka.
Dhe tani që ai po rritet, edhe tiparet e fizionomisë së tij kanë filluar të qartësohem dhe të qojnë drejt idesë se Roan do jetë kopje e Majlindës kur të rritet.
Në imazhin e fundit që Majlinda ka publikuar në Instagram, Roani i vogël ka sytë e saj ndërsa ajo shkruan: “E mora nga nëna ime”, duke iu referura një shprehjeje të famshme që amerikanët përdorin kur flasin se kujt i kanë ngjarë fëmijët.
E s’do i bjeri aspak keq, ngase nëna e tij është një bukuroshe e vërtetë. /Prive.al