Nëse deri më tash s’e keni parë, Prive ka prezantuar rubrikën e re të quajtur “Në çantën e…”, ku vajzat e famshme shqiptare, do prezantojnë çdo javë e çfarë kanë në çantën e tyre!
Javën e kaluar patëm rastin ta shohim ish Miss Kosovën, Arbnora Ademajn, e cila nuk mbante me vete një mori gjërash përveç atyre esencialeve.
Ndërsa këtë të shtune, Prive prezanton modelen e famshme shqiptare Adrola Dushin.
Dhe si një nënë që është e si një vajzë që udhëton tërë kohën, ajo në ditën e intervistimit nuk pati shumë gjëra në çantë!
“Do doja shumë të sillja çantën reale që mbaj me vete por sot kam një çantë të vogël. E në çantën e madhe që mbaj gjithmonë me vete kam këpucë, veshje, lodrat e Troit, ilaçe e termometër temperature”, ka shtuar Adrola!
Derisa nuk pati me vete çantën e “vërtetë”, Adrola na prezantoi çfarë kishte në çantën e saj të vogël Gucci!