Nga reperet e reja, kjo është e preferuara e Medës (FOTO)

By

Reperet në skenën muzikore shqiptare të cilat depërtuan brenda vitit të fundit bënë shumë bujë.

Kjo, jo vetëm për faktin se rikthyen në diskografinë shqiptare një zhanër të lëvruar më pak mirëpo edhe për raportet e tensionuara me njëra-tjetrën.

Diss-at e xhelozitë nuk munguan mes Taynas, Rinës dhe Melindës si tre prej emrave që korrën sukses me projektet e tyre që nga debutimi.

E duket se Meda i cili numëron gati dy dekada në skenë vetëm se e ka të preferuarën e tij nga këto prurje të reja.

Këngëtari i njohur ka postuar një fotografi me Melindën nga një koncert i përbashkët, si shenjë përkrahje për këtë artiste të re e cila është ende në fillet e karrierës.

Nuk ka munguar një koment as nga Melinda e cila ka deklaruar se ka respekt për Medën. /Prive.al

View this post on Instagram

@melindaademi

A post shared by Meda (@mehdin_pergjecaj) on

Artikuj të ngjashëm