Situatat interesante që ‘Spiderman’ i krijoi gjatë mbrëmjes

By

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Getinjo, i cili aktualisht është futur në shtëpinë “Vëllait të Madh”, i maskuar me rrobat e personazhit të famshëm ‘Spiderman’, ka krijuar një sërë situatash interesante gjatë ditës.

‘Spiderman’ ka përqafuar banorët, përfshirë Stresin dhe Artanin, teksa ata ishin në dhomën e gjumit.

Në anën tjetër, teksa në duar mbante një lodër të tipit pistoletë plastike me ujë, Getinjo i ka spërkatur Artanin e Vedatin, ndërsa ata po hanin bukë në kuzhinë.

Madje, me pistoletën e tij me ujë, ai i ka spërkatur edhe vajzat përfshirë: Artën, Dafinën, Vivien e Himenën.

Por, jo vetëm Getinjo ka krijuar situata, në këtë aspekt aktiv janë treguar edhe Andi e Stresi, të cilët i janë afruar ‘Spiderman-it’ duke e mbuluar atë me batanije.

Si super ngacmues, Getinjo i ka fikur cigaren Vedatit, ndërsa e ka tërhequr “zvarrë” Melisën.

Këto ishin vetëm disa nga ngjarjet e krijuara falë prezencës së Getinjos në rolin e ‘Spiderman’. E për t’i parë ato, ndiqni videot në linqet e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm