Sindi ndanë foto të papublikuara më parë teksa i uron Seldit ditëlindjen

By

Sot çifti shumë i komentuar, Seldi Qalliu dhe Sindi Cela, kanë festë. Këngëtari po feston ditëlindjen dhe një urim i bukur nga e dashura nuk mungoi.

Ajo zgjodhi të ndajë disa foto të papublikuara më parë, për të uruar atë.

Fotografitë vijnë pas disa javësh që u përfol për një ndarje të çiftit. Sindi kishte fshirë gjitha fotografitë me këngëtarin nga llogaria e saj në Instagram.

Në një prononcim për Prive ajo kishte mohuar se të dy janë ndarë, dhe se fshirja e fotove ishte impulsivitet i momentit nga një zënkë me këngëtarin.

Që atëherë, çifti kanë ndarë shumë momente të përbashkëta në llogaritë e tyre në instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm