Simpatia e deklaruar nga gruaja për këngëtarin Sinan Hoxha dhe e burrit për Anën, vajzën pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”, ka çuar në një grindje mes dy bashkëshortëve në kryeqytet, e cila ka përfunduar në dhunë dhe madje njëri prej tyre është arrestuar.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve ku Saimir Bakalli së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët kishte shkuar në shtëpinë e vjehrrit për Vitin e Ri.
Konflikti ka nisur në momentin kur bashkëshortja e Sajmirit kishte dashur të shihte në televizor këngëtarin Sinan Hoxha, të cilin ka thënë se e pëlqente.
Kjo gjë ka shkaktuar xhelozi te bashkëshorti, i cili e ka akuzuar se kishte më shumë se pëlqim ndaj tij.
Debati ka vijuar me tej kur bashkëshorti ka komplimentuar Anën e emisionit “Përputhen”.
Por ka qenë të bashkëshortja këtë herë ka reaguar ndaj bashkëshortit.
Grindja mes çiftit ku njeri e akuzonte për Anën dhe tjetri për Sinanin është ashpërsuar ndërsa debati ka kaluar edhe në dhunë fizike, ku Sajmiri ka qëlluar bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit ka tentuar të vrasë veten me thikë.
Në këto çaste ka ndërhyrë babai i gruas, njëherësh vjehrri i Sajmirit për të ndarë çiftin por edhe ai është goditur nga dhëndri.
I gjithë debati ka ndodhur ne sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit Bakalli të cilët kanë qenë spektatorë të skenës së shëmtuar të dy prindërve raporton Syri.net.
Më pas 35-vjeçari është larguar nga shtëpia, ndërsa dy të dhunuarit i janë drejtuar policisë ku e kanë kryer denoncimin.
Saimir Bakalli është arrestuar dy ditë me parë nga policia dhe këtë te enjte u soll në gjykatë ku u vlerësua me masën “arrest me burg” për akuzën e dhunës në familje.
Mësohet se 35-vjeçari ishte me arsim 8-vjeçar ndërsa bashkëshortja me arsim të mesëm