Simpatizante e zjarrtë e VV, Mimoza Mustafa: ‘E kam përjetuar shumë keq rrëzimin e qeverisë’

By

“5 datat” në Prive rezervojnë gjithnjë momente të shënuara nga jeta e figurave publike.

E një prej më të veçantave ishte një prej datave të Mimoza Mustafës mbrëmjen që lamë pas.

Krahas momenteve të shënuara në karrierë, këngëtarja e mirënjohur zgjodhi tek më të rëndësishmet fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë nuk jam nga ata që e dua vetëm ndryshimin, unë prej shumë vitesh jam me Lëvizjen Vetëvendosje, e votoj që 10 vite. Dhe unë mendoj që ky ndryshimi që na ka ardhur ka qenë i domosdoshëm, pra ka pasur shumë pakënaqësi, gjendja e rëndë ekonomike, pastaj politika e vjetër e cila veç po shihet. Mandej unë e kam përjetuar shumë keq edhe rënien e qeverisë si një qytetare në kohë të pandemisë, pra ka qenë e rëndë jo veç për mua, po për shumicën. Unë jam një simpatizuese shumë e madhe e Lëvizjes Vetëvendosje. Kam ditur të jem edhe shumë tifoze ndoshta me shoqërinë ose me familjen kur kemi diskutuar, dhe i kam mbrojtur qëndrimet e mia për të cilat besoj” –  deklaron Mimoza.

Ajo mes tjerash zbuloi se përse nuk është kurorëzuar me Shkumbinin për plot 15 vite bashkë, zhvillim që ka ndodhur tek në vitin 2013.

Ndieqni të plotë materialin e mëposhtëm. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm