Silva Gundbardhi thyen heshtjen për akuzat e Mandi Nishtullës drejtuar saj

By

Bashkëpunimi i Silva Gundbardhit, Mandit dhe Dafit në këngën “Te ka lali shpirt” ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm.

E publikuar në vitin 2013, kënga numëron mbi 620 milionë klikime në platformën Youtube.

Por çfarë ndodhi tani mes artistëve?

Disa muaj më parë, këngëtari i njohur Mandi Nishtulla, bëri disa deklarata të forta ndaj këngëtares Silva Gundbardhi dhe bashkëshortit të saj, se kishin marrë miliona euro fitime të këngës nga klikimet “Te ka lali shpirt”.

Por, pas disa muajsh heshtje, Silva ka vendosur të flasë rreth kësaj çështje.

Me kontratën me vete në studio, këngëtarja vërtetoi se ajo merr vetëm 10% të fitimeve, dhe jo shumën e miliona eurove që ka deklaruar Mandi Nishtulla.

Gjithashtu këngëtarja u shpreh se nëse Mandi do të vazhdojë me mesazhe kërcënuese, ajo do të ndjekë rrugën ligjore. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm