Sikur asnjëherë: Flori Mumajesi, ndanë një tekst tejet prekës!

By

Zakonisht nuk shfaqet kaq emocionant në postimet e tij në Instagram, por Flori

Mumajesi ka zgjuar kureshtje të madhe me një shkrim që ka bërë mbrëmë.

Kantautori i famshëm shqiptar, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale disa rreshta tejet prekës.

Është fjala për disa vargje dashurie, dedikuar dikujt dhe një historie të dhimbshme që ka përfunduar me ndarje.

Më pas, fansat e Florit, kanë lënë komente të shumta, duke e admiruar atë që ai ka shkruar.

Në fakt, këto janë vargjet e një blogereje shqiptare e cila i shkruan bukur dashurisë.

Është fjala për Des’antila, të cilën mund ta gjeni në domenin “http://desantila.blogspot.al/” me të gjitha vargjet e tjera dedikuar dashurisë. /Prive.al

“Nga e mira Des’antila? “Më vjen keq!”
Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”.
Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë.

Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd kur më the të dua?
Po, edhe unë… “

View this post on Instagram

Nga e mira Des’antila🌹 “Më vjen keq!” Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd kur më the të dua? Po, edhe unë…

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Artikuj të ngjashëm