Si një prej organizimeve më masive me mijëra të pranishëm, çështjes së organizimit dhe sigurisë i është kushtuar shumë rëndësi në koncertin e 9 Gushtit të Dua Lipës në Gërmi.
Për të qartësuar detajet dhe procedurat e sigurisë të cilave do t’i nënshtrohen pjesëmarrësve. organizatorët kanë lëshuar sot një deklaratë për shtyp ku përshkruhen në detaje masat e ndërmarrura.
Në të, precizohet qartë se shitja e biletave i ndalohet rreptësisht personave nën moshën 16 vjeçare të cilët duhet të jenë të kenë përcjellje të prindërve ose një personi në moshë madhore.
Tutje, për t’u kujdesur për sigurinë në koncert organizatorët kanë angazhuar më shumë se 150 njësi sigurimi të Besa Security vetëm brenda perimetrave ku do të mbahet koncerti, dhe gjithashtu Staf Civil.
Nga ana tjetër pas takimit të mbajtur sot me Policinë e Kosovës, një kontribut shumë të madh në aspektin e sigurisë do të jep Departamenti o Operacioneve i Policisë së Kosovës të cilët pas takimit të sotëm konfirmuan prezencën e tyre në numër shumë të madh në të gjitha hapësirat e Parkut të Gërmisë.
Në hyrje të koncertit të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë përmes tre kontrollave të sigurimit, për të vazhduar më tutje në pjesën ku do të mbahet koncerti.
Pjesëmarrësve nuk do t’iu lejohet që me vete të kenë pije/ushqim apoçfarëdo objekti i cili do të mund të përbënte rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërsa me kërkesë të Policisë së Kosovës veturat nuk do të kenë qasje atë ditë në parkun e Gërmisë. Të gjitha kontrollat paraprake do të bëhen në hyrje të koncertit.
Koncerti do të mbahet me datë 9 Gusht prej orës 19:00 në Parkun e Gërmisë.