Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Sidrit Bejleri, tashmë njihet nga pothuajse i gjithë opinioni publik për pjesmarrjen e tij në jurinë e The Voice of Albania.
Me të shkëputur angazhimet atje, Sidriti nuk e ka ndërmet të shkëpusë edhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me artin.
Ai së fundmi po merr pjesë në një shfaqje teatrale të titulluar “Për një palë flokë”. Duket se ka qenë pikërisht roli i tij arsyeja e një transformimi të cilin ai e pasqyroi edhe në Instagram përmes një postimi.
‘Tullaci’ që të gjithë e njohim tashmë ishte zhdukur duke u shndërruar totalisht në një person krejtësisht tjetër.
E të shumta ishin edhe komentet në këtë fotografi pasi që kishin kohë pa parë Sidritin në këtë gjendje. /Prive.al/