Çfarë ndodhi? Fero i bie pishman dhe detyrohet të…

By

Ditën e sotme, reperi Fero krijoi shumë zhurmë me një varg postimesh në rrjete sociale.

Ai zgjodhi të tallet në InstaStory me Unikkatilin duke postuar video në një piceri ku ‘kërkonte’ Unikkatilin në vendin e tij të ‘punës’.

Me këtë gjest, reperi i ri synonte të tallej me punën që lideri i ‘TBA’ bën në Amerikë e për të cilën është komentuar shumë mirëpo gjithmonë brenda suazave të një thashethemi.

Kaq ka mjaftuar që fansat e Unikkatil t’i vërsulen në rrjete sociale në një ‘fushatë’ sulmesh në të cilën u përfshinë edhe emra si Don Phenom.

Fansat i kujtuan Feros kohën kur punonte në një ëmbëltore dhe duket se gjithë kjo furi e postimeve dhe komenteve në rrjete sociale ka pasur ndikimin e saj.

Fero është detyruar të fshijë postimet për Unikkatilin nga profili i tij, me gjasë i penduar nga reagimet e shumta kundërshtuese që pranoi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm