2 Shtatori personifikon festë për bukuroshen Luana Vjollca.
Prezantuesja dhe këngëtarja feston ditëlindjen e 26-të.
E ky moment normalisht se më së miri kalohet nën shoqërinë e personave më të afërt, motrave dhe familjarëve të tjerë.
Në këtë formë ka vepruar Luana që ka mbledhur sonte për një darkë dhe shëtitje me jaht femrat e familjes Vjollca.
Për habinë e shumëkujt, Luana nuk i ka kushtuar aspak rëndësi veshjes apo grimit duke dëshmuar se preferon spontanitetin dhe pamjen pa shumë komplikime.
Në një ambient kur grimi përdoret edhe për daljet më të thjeshta, duhet ta pranojmë që vendimi i Luanës i cili është për t’u komplimentuar na habiti jo pak… /Prive.al/