Bukuroshja Afrona Dika, tash e një kohë me rrjetet e saj sociale është shndërruar në një figurë ku ndiqet nga shumë vajza, mes tjerash edhe për kombinimet në veshje.
Zgjedhja si imazh i firmës ‘Zebra’ e ka lehtësuar lloj-llojshmërinë e kombinimeve që Afrona bëm në përditshmërinë e saj.
Por nëse në shumicën e rasteve e shohim teksa vishet në mënyrë ekstravagante në evente ku merr pjesë, një fotografi e ndarë nga vetë Dika na dëshmon se ajo është e zonja edhe në kombinime që përkojnë me situata të tjera.
Afrona duke ditur të bëj dallimin mes vendit të punës dhe bie fjala, klubeve të natës definitivisht ka shkëlqyer me imazhin që reflekton.
Fotoja e mëposhtme i thotë të gjitha. /Prive.al/