Si u dukën Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa në American Music Awards?

By

Tre shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora ‘pushtuan’ tapetin e kuq të American Music Awards mbrëmjen e së martës (9 tetor).

Bebe ishte nominuar në dy kategori por nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim në eventin emadh muzikor.

Ndërsa këngëtarja u shfaq si prezantuese në mbrëmjen e madhe së bashku me Florida Georgia Line.

29-vjeçarja dukej mahnitëse në tapetin e kuq e veshur me një fustan bardh e zi me temina dhe me flokët bjonde.

Dua Lipa shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur me një fustan të bardhë.

Ajo u nominua në kategorinë ‘Artisja e re e vitit’ por nuk fitoi. Ndërsa Dua dha një performancë fantastike të këngëve të saj ‘One Kiss’ dhe ‘Electricity’.

Rita Ora, e cila njihet për guximin në përzgjedhjen e veshjeve, dukej absolutish fantastike,

27-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi që i rrinte perfekt.

Artikuj të ngjashëm