Lëkura në dimër është më delikate se në çdo stinë dhe nga frekuentimi i ambjenteve të ngrohta ajo acarohet dhe thahet më shumë seç duhet. I ftohti bën dhe ai punën e vet dhe ne gjendemi përpara një fytyre të acaruar, të skuqur dhe të fshikur.
Më poshtë ju sjellim disa maska që janë fiks për këtë problem tuajin!
Maskë me banane,mjalt dhe kos.
- 1 banane e pjekur mirë
- 2 lugë kos
- 2 lugë mjalt
- 1 lugë vaj ulliri
Përgatitja:
Grini në mikser bananen dhe shtoini kosin, mjaltin dhe vajin e ullirit. Përzijeni mirë dhe vendoseni në fytyrë për 20 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.
Maskë me miell, qumësht dhe mjaltë
- 1 lugë miell të bardhë
- 1 lugë qumësht
- 1 lugë mjalt
Përgatitja:
Përbërësit bashkojini bashkv derisa të përfitoni një si krem të trashë. Vendoseni në fytyrë për 15 minuta dhe shpëlajini me ujë të vakët dhe pastaj me ujë të ftohtë. /Prive.al