Ja disa këshilla se si të ndiheni sa më mirë këtë verë

By

Që të bëni të tjerët të ndihen të lumtur, duhet që ju së pari të jeni të lumtur. Qoftë gjendje mendore apo fizike nganjëherë duhet ët ndalemi nga jeta dinamike dhe të kujdesemi për veten.

E disa këshilla se si të jemi pozitiv dhe të ndihemi sa më mirë në lëkurën tonë, duhet t’i marrim parasysh.

Bëni sa më shumë aktivitete gjatë ditës

Ndoshta keni plan që këto ditë të filloni me aktivitete fizike ose ju merreni më një aktivitet fizik tashmë. Ushtrimet e ndryshme ose sporti jo vetëm qe ndikon në shëndetin fizik të përgjithshëm po ka fuqinë të na vendosë me një gjendje mendore shumë të relaksuar. Këtë verë konsideroni palestrën, notin, vrapimin ose edhe xhirot me biçikletë. E dimë që për rezultate të mira duhet të djersijmë pak.

Image result for work out

 

Rrethoni veten me energji pozitive

Të rrethosh veten me njerëz që ju duan dhe ju kujtojnë gjithmonë sa me vlerë je, është njëra ndër këshillat që edhe më të vjetrit tonë na kanë dhënë. Që të keni gjithmonë një gjendje të mirë mendore, rrini me njerëz që ju shtyjnë të zbuloni potencialin tuaj.

Image result for happy friends

 

Hani më shumë proteina dhe perime duke pakësuar karbohidratet dhe sheqerin.

Konsumimi e perimeve dhe proteinave ka shumë benefite shëndetësore. Rreziku për sëmundje kronike, obezitet, diabet ulet në probabilitet nëse konsumojmë dietë të pasur me proteina dhe perime.

Image result for vegetables and proteins

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm