Si ta dalloni një gungë gjiri e cila mund të jetë kancer?

By

Për të parandaluar kancerin e gjirit, është e domosdoshme që të kontrolloni gjinjtë tuaj për çdo ndryshim, përfshitë gungat.

Por, mund të jetë e vështirë të dallohet vërtet nëse një gungë është kancerogjene.

Kontrollimi i vetvetes është i domosdoshëm, pasi sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më shpejt mund të trajtohet dhe shanset për të mbijetuar janë të mëdha.

Doktori Arif Kamal, nga Shoqata Amerikane të Kancerit, tha se në shumicën e rasteve, një gungë shpesh ndihet si një zonë e rrumbullakët dhe e fortë. Ajo zakonisht dhemb kur preket, nuk është lehtësisht e lëvizshme, por shpeshherë e fiksuar në një hapësirë ​​të caktuar.

“Për sa i përket formës, shpesh është i rrumbullakët, por ndonjëherë mund të jetë pak më e parregullt se kaq. Përgjithësisht ndihet e lëmuar dhe më e fortë, mund të përcillet edhe më dhimbje kur preket”, tha ai për HuffingtonPost, transmeton klankosova.tv.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet, se një gungë nuk është e vetmja shenjë e kancerit dhe ka gjëra të tjera që duhet t’i kushtoni vëmendje.

Duhet të kujdeseni gjithashtu për një ndryshim në madhësinë ose formën e njërit ose të të dy gjinjve.

Rrjedhja nga gjinjtë, e cila është e njollosur me gjak është gjithashtu një shenjë tjetër, siç është edhe e  ënjtura nën sqetulla.

Artikuj të ngjashëm