Si shumë nëna, edhe Beyonce iu nënshtrua një operacioni të vështirë gjatë lindjes

By

Beyonce ka zbuluar se ajo iu nënshtrua një operacion të jashtëzakonshëm, i cili bëhet për shkak të komplikimeve gjatë lindjes, kur ajo i mirëpriti binjakët e saj në qershor 2017.

Fituesja e çmimit Grammy, shkroi një ese personale për Vogue, ku ajo u hap në lidhje me dy shtatzënitë e saj, e marrëdhënien e saj me bashkëshortin Jay Z.

‘Kisha shumë kilogram kur lindi Rumin dhe Sir, dhe  më pas iu nënshtrova një diete në të cilën më ndihmoi edhe familja” u shpreh 36 vjeçarja.

Beyonce bënë të ditur se ajo ishte e fryrë nga toksinat, prandaj ishte e detyruar të qëndronte e shtrirë për muaj.

“Shëndeti im dhe shëndeti i foshnjave të mia ishin në rrezik, prandaj isha në seksionin e emergjencës “, ka shkruar Beyonce, transmeton Klan Kosova.

Më tutje Beyonce shtoi se kjo kishe ndikuar edhe në marrëdhënien e saj me Jay Z, mirëpo në fund e kishte “falur” 48 vjeçarin.

 

Artikuj të ngjashëm