Shumë nga ne janë rritur me imazhin e Sabri Fejzullahut, për 50 vjet me radhë, sa ka kohë që shfaqet në televizionet tona.
Shpesh edhe jeta private e këngëtarit ka gjetur vend në media, madje nuk është mediatizuar vetëm ai, por edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Ndoshta pak e dinë se këngëtari ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë, një djalë dhe një vajzë – Armendi dhe Adelina.
Së fundmi këngëtari ka publikuar një fotografi me djalin e madh ku shkruan: “Djali i jem i madhi Armend – Votra”. /Prive.al