E diela ka qenë familjare edhe për Getoar Selimin.
Por si rrallë herë, ka qenë një arsye e veçantë që reperin ta shohim bashkë me gjithë familjen.
Ditëlindja e 30-të e Liberianit, vëllait të liderit të ‘Babastars’ ka qenë shkak i tubimit familjar ku nuk kanë munguar as dy prindërit e Getit dhe Marina, e cila me përfundimin e ‘C’est la vie’ ka relativisht më pak impenjime profesionale.
‘Festimet e ditëlindjes. Familja’ – ka qenë mbishkrimi në fotografinë e ndarë me ndjekësit që është pasuar me shumë urime të cilave iu bashkangjitemi edhe ne.
Liberianit, edhe 100! /Prive.al