Fifi gjatë gjithë kohës sa është në skenë, ka dhënë detaje mbi rrugëtimin e saj të rënies në peshë.
Thirrja e saj për zgjim ndodhi kur pesha e tepërt po i shkaktonte probleme në unazat e shpinës.
Ndër shumë fansa që e mbështetnin këngëtaren, jo rrallëherë ajo ka hasur edhe në komente negative me shumë njerëz që e quanin “false” vetëm për faktin se ajo po tentonte të ndryshonte veten.
Më shumë se sa thjesht ndryshim estetik për këngëtaren, rënia në peshë ishte edhe për shëndetin e saj. Dhe Fifi ja doli!
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet e veshur me bikini teksa pozon shumë hijshëm.
“E dua trupin tim jo të përsosur”, shkruan ajo në postimin e saj.
Ndërkaq, në postimin e ardhshëm ajo shkroi, “Qe edhe njo per juve Instagramat Fake qe m’doni shume, me percjellni konstant e s’doni me ma shpreh dashnine me emer per mos me m’u rrit mendja”. /Prive.al