Më i famshëm se vet ai, është legjenda rreth buzëqeshjes së tij.
Ai është reperi që nuk qesh kurrë, gjithmonë shumë i vëngër dhe serioz.
Por Kanye West ka treguar pak lumturi, pasi gruaja e tij Kim Kardashian, festoi 37 vjetorin e lindjes në një darkë me familjen të mërkurën mbrëma.
West s’mund të dukej më i lumtur se kaq pasi ka kaluar ca kohë kualitative me gruan e tij. I fotografuar në rrugët e Los Angeles, ai ka dhënë një buzëqeshje për paparazzit.
Kanye Ëest e Kim Kardashian, janë prindër të dy fëmijëve ndërsa tani po presin edhe një të tretë nga një nënë surrogate.
Për ardhjen e bebes në jetë, Kim po kujdeset që bashkëshorti i saj të humbë ca kilogramë. Dhe kjo, po vërehet qartë ngase dieta është shumë rigoroze, ndërsa Kanye po duket më i dobët se disa javë më parë në këto imazhet e reja. /Prive.al