Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, nuk është ndonjë i apasionuar pas postimeve të shpeshta në rrjete sociale.
Megjithatë, edhe kur poston, ai në shumicën dërmuese të rasteve kujdeset që të mbajë në privatësi komplete familjen.
Loriku ende nuk e ka zbuluar fytyrën e djalit, Boikenit teksa fotot me bashkëshorten mund të numërohen në gishta.
E një e tillë është postuar sonte ku Loriku bashkë me Monikën shihet teksa shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë.
Kapiteni i kombëtares, përpos për pushime, në jug ka edhe punë në promovim si imazh i një pije energjike teksa një pjesë të ditës, sot e kaloi edhe me kryeministrin Rama i cili poashtu ka nisur pushimet e gjata në Dhërmi me bashkëshorten dhe djalin, Zahon. /Prive.al/