Si rrallë herë Alma Bektashi flet për divorcin dhe raportin me ish-bashkëshortin

By

‘Ora e Pasdites’ në Klan Kosova, e ftuar ishte këngëtarja e hiteve të pavdekshme, Alma Bektashi.

Ajo rrëfeu shumëçka në bashkëbisedim me moderatoren Njomza Aliu- Kajtazi, duke nisur nga karriera e saj e gjerë tek jeta private.

“Fjalinë që më së shpeshti ma thonë adhuruesit është se ‘ia ke borxh publikut një koncert’, ose ‘na mungon’ , ‘na mungon zëri yt’,  kjo është gjëja më e bukur që dëgjoj, edhe më pëlqen. Kur kam mundësi iu kthej mesazhet, por kur nuk kam iu pëlqej mendimin, kështu që kam raport shumë të mirë dhe të shëndosh me fansat e mi”, u shpreh këngëtarja.

Bektashi, madje e theksoi edhe rikthimin në skenën muzikore.

“Po pres me ra në ndonjë këngë të mirë. Jam në bisedime me dy apo tre kompozitorë, që më pëlqejnë mua dhe i vlerësoj shumë, mirëpo po pres pak, sepse i kam munguar publikut gjatë po dua me qenë diçka e bukur” tha ajo.

Këngëtarja foli edhe për jetën e saj personale dhe për ndarjen nga bashkëshorti

“Sa i përket divorcit tim, nuk do të flisja për dikë që ka kohë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi. Jam një nënë që gjatë gjithë kohës i përkushtohem fëmijëve të mi. Kemi një marrëdhënie fantastike. Jemi si tre shokë që jetojmë në një banesë, por secili në dhomën e vet,” u shpreh ajo.

Artikuj të ngjashëm