Si pasojë e pandemisë edhe Beyonce po i bashkohet trendit botëror

By

Është një nga këngëtaret më të suksesshme të gjeneratës së saj dhe padyshim që një koncert dhe performancë e saj i ka munguar tash e sa kohë publikut.

Këngëtarja po përgatitet për një album të ri vitin e ardhshëm, por ka lënë anash planet për një turne botëror në 2021-tën.

Ajo, megjithatë, dëshiron të ndjekë shembullin e kolegëve të saj që kanë bërë ‘live-streaming’, vetëm se Beyonce dëshiron që të dallohet nga të tjerët.

Një burim i afërt me super yllin tha, “Beyonce dhe ekipi i saj aktualisht po hartojnë një plan për të krijuar një shfaqje virtuale të drejtpërdrejtë për të shfaqur muzikën e saj të re në 2021, tani që ajo nuk mund të bëjë turne për shkak të Covid”.

“Me një projekt të ri gjatë rrugës, ajo planifikon një shfaqje virtuale që fansat mund ta shikojnë në shtëpi dhe ajo e ka bërë të qartë se është e gatshme të tejkalojë të gjitha pengesat për ta bërë atë një spektakël të vërtetë”.

Mirror

 

 

Artikuj të ngjashëm