Teksa ne në Kosovë po shijojmë një verë relativisht të nxehtë, Vesa Luma mezi priti stinën e dimrit.
Zelanda e Re që gjendet në hemisferën jugore, në muajt e verës siç i njohim ne qershor-gusht, ka dimrin.
E ashtu si një botë paralele, teksa të famshmit tanë po shijojnë pushime kryesisht në jugun e Shqipërisë, Vesa po ndan me ne, se si duket dimri në Zelandë të Re.
Ajo madje thekson se, ‘nuk e ka marrë malli aspak për verën’. /Prive.al