Si ndryshon jeta pas martesës? Na e rrëfen Learta Jakupi

By

Ka pothuajse tri vjet që ajo i ka dhënë fund beqarisë, duke u bërë edhe nusja më e famshme në Kosovë.

Fakti që ajo u martua me djalin e yllit të muzikës popullore, Shyhrete Behlulit, bëri që audienca ta ketë mendjen tek ajo.

Protagoniste e intervistës “Qitja Pikën” në Prive, Learta Jakupi i përfundoi fjalitë e saja, duke na rrëfyer disa gjëra për jetën private.

“Dallimi në mes beqareshë dhe e martuar…”, ishte fjalia të cilën Jakupit iu desh ta përfundonte!

“Në kohën tonë është fat që jeta e një femre nuk po ndryshon edhe shumë pas martese. Por ajo që do cekja është që të shtohen pak përgjegjësitë”, ka përfunduar Learta.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm