Si mund ta riktheni ritmin tuaj të jetës?

By

Për shkak të jetëve stresuese, orëve të gjata të punës dhe nevojës për t’u ndjerë të kënaqur nga teknologjia, shpeshherë edhe kohën e gjumit e kalojmë duke shikuar gjëra në telefonët tonë.

Kjo mund të ndikojë keq dhe të shkaktojë shumë probleme shëndetësore si çekuilibër hormonal, ndryshime të humorit, lodhje, probleme me zemrën, ndër të tjera.

Nutricionistja Bhakti Kapoor shpjegon se të gjithë ne kemi një “orë biologjike” që është në gjendje të rregullojë ritmin tonë të jetës.

Ky është ritmi që njihet si “ritmi cirkadian” dhe disa njerëz e ngatërrojnë orën duke qëndruar deri vonë, duke punuar në kompjuterë apo duke qëndruar në telefona dhe rrallë dalin jashtë, ose rrallëherë edhe ushtrojnë, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Problemet shëndetësore shkaktohen nga kjo, sepse kur rrini zgjuar shumë, do të hani ushqime të përpunuara, do të pini ndonjë pijë ose edhe kafe, duke shkaktuar kështu pagjumësi.

“Disa njerëz kanë një ritëm të pashëndetshëm “cirkadian” të lindur nga zakone të këqija ose ndryshime biologjike. Ndryshimi i orës tuaj biologjike për të mirën e shëndetit tuaj mund të marrë kohë dhe të kërkohet me këmbëngulje”, është shprehur nutricionistja.

Ajo thotë se ritmi i tregon trupit tuaj kur të ngrihet nga shtrati, kur të flini dhe kur të hani dhe sipas saj mënyrat për të optimizuar orën e brendshme për një shëndet më të mirë përfshijnë edhe ekspozimin në diell në baza ditore, ruajtja e higjienës, trajtimi i stresit, meditimi si dhe ngrënia e vakteve me rregull.

Artikuj të ngjashëm