Gabimet madhore që i bëni pa i vërejtur gjatë manikyrit në shtëpi

By

Zotërimi i aftësisë për të bërë manikyr në shtëpi nuk është e lehtë, edhe nëse kemi vite që po e ushtrojmë një gjë të tillë.

Sapo mendoni që keni përfunduar një punë të bukur duke lyer thonjtë, e vëreni se keni lënë vija, gropëza biles edhe qime të vogla në llak, dhe aty gjërat bëhen shumë acaruese.

Më shpesh sesa jo, do të gjeni një seri të poshtër të gabimeve të zakonshme të manikyrëve që bëni, dhe që duhet t’i keni parasysh:

Mos harroni të aplikoni BASE COAT dhe TOP COAT

Base coat përdoren si llak për të përgatitur thonjtë tuaj për t’i lyer me llakun me ngjyrë që keni zgjedhur. Pasi të keni përfunduar punë me llakun, ka nevojë edhe një shtresë e fundit e ajo është Top coat.

Mos i preni kutikulat e thonjve

Ky është përkufizimi i “lini atë punë për profesionistët.” Nëse jeni duke i dhënë vetes një manikyr në shtëpi, mos i preni kutikulat. Ajo lë lëkurën tuaj të ndjeshme ndaj infeksionit dhe rezulton në një pamje që është më shumë acarim i lëkurës sesa kanavacë e përsosur.

Mos aplikoni llakun në shtresa shumë të trasha

Sigurohuni që të hiqni produktin e tepërt nga brusha se ta rrëshqitni në mënyrë të barabartë mbi thonjtë tuaj.

Mundohuni të mbuloni tërë thoin tuaj në tre rrëshqitje: në mes, pastaj në secilën anë. Ndihmon në shpërndarjen e produktit në mënyrë të barabartë dhe duket perfekte.

Pas manikyrit, mos i lani duart me ujë të nxehtë, të bëni dush të nxehtë, ose të lani enët me ujë të nxehtë

Me pak fjalë rrini sa më larg ujit të nxehtë. Edhe ato enët që i latë të palara edhe pse mami juaj ka 4 orë që ju tha t’i lani, lajini sepse nuk ja vlen barra qiranë të prishni manikyrin tuaj të freskët. Jepi kohë 2 orë para se të filloni me aktivitetet e juaja. /Prive.al

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm