Ne i admirojmë fotografitë plot glamur të yjeve në revistat më të njohura në botë.
Por, për çudi, fotografitë e paedituara zgjojnë interes shumë më të madh te fansat se sa ato që janë krejt perfekte ku të gjitha të metat i heq Photoshopi.
Arsyeja kryesore është që këto fotografi na sjellin yjet nga një kënd i panjohur.
A pajtoheni që është shumë më interesante ta shihni se si ajo që është sot fituese e çmimit Oscar është dukur para se ta niste karrierën si aktore?
Më poshtë po ju sjellim disa fotografi të vjetra që na tregojnë më së miri se si janë dukur dikur bukuroshet e Hollywoodit para se të ishin aktore që adhurohen nga miliona njerëz.
Jemi të sigurt se edhe ju do të habiten po aq sa ne kur t’i shihni disa nga aktoret më të njohura se si dukeshin si fëmijë.