Prapaskenat e klipit të Miriamit dhe Albanit, do ju shkrijnë së qeshuri

By

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani pak më shumë se 1 muaj më parë xhiruan në Maldive klipin dhe këngën e tyre më të re “Duamë”.

Dyshja duket se e ka shijuar aq shumë këtë projekt dhe kjo kuptohet edhe nga momentet e xhiruara teksa përgatisnin skenat e videos.

Artisti vlonjat zbuloi se si ai dhe Miriami ishin rrëzuar nga një motorr uji, ndërsa kjo e fundit i kërkonte atij ta falenderonte që kishte ruajtur pa hedhur kamerën ku gjendeshin xhirimet e videoklipit.

Dyshja përsëri publikuarn një tjetër moment për të na treguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në prapaskenën e klipit. Albani dhe Miriami tentojnë të përdorin rrëshkitësen e ujit por rrëshkasin papritur e Miriami ‘trondit’ këmbën- batutë kjo që ka shkaktuar të qeshura te artisti. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm