Të qenurit prind padyshim se për secilin njeri është ndjenja më e mirë në botë. Por paralelisht me gëzimin vijnë edhe përgjegjësitë sepse të rritësh fëmijë kërkon shumë përkushtim.
Kjo mund të ndikojë në sferën profesionale, sidomos për këngëtaret të cilave shpeshherë shkaku i angazhimeve në një formë u imponohet që të lënë paksa anash karrierën për një periudhë.
Megjithatë, yjet gjejnë mjaft kohë për t’i kushtuar familjes, dhe shpeshherë nuk përtojnë të ndajnë momente të tilla me publikun. Por si i kalojnë ata çastet me fëmijët e tyre dhe sa i ekspozojnë në rrjete sociale ?!