Ata mund të jenë të kamur në pasuri sot, por Beyonce dhe Jay-Z nuk kanë qenë gjithmonë kaq të pasur: Të dy muzikantët kanë pasur fillime të përulura e modeste.
Jay-Z u rrit në një projekt strehimi në Brooklyn, New York. Beyonce lindi në Teksas. Edhe pse familja e saj nuk ishte domosdoshmërisht e varfër, ajo fitoi famën e saj përmes talentit dhe punës së palodhur. Shija e saj e parë e suksesit erdhi kur ajo fitoi një shfaqje talentesh në moshën 7. Babai i saj e menaxhoi karrierën e saj për një kohë të gjatë.
Tani që ata janë çifti më i madh i muzikës, ata kanë para për të kursyer. Pra, pyetja është, për çfarë po shpenzojnë ata?
Beyoncé dhe Jay Z janë mbretër të patundshmërive
Mbretëresha Bey dhe Jay-Z kanë shpenzuar miliona në patundshmëri. Në 2017 ata blenë një rezidencë prej 88 milion dollarësh në LA. Në realitet, është më shumë një kompleks. Kjo shtëpi me shumë milion dollarë ka gjashtë struktura, që arrijnë në mbi 30,000 metra katror hapësirë banimi. Duke marrë parasysh madhësinë, është mjaft e vështirë të renditësh të gjitha komoditetet që ka shtëpia.
Para se të gjenin shtëpinë, ata ishin duke marrë me qira. Qiraja e tyre mujore? Epo 400,000 dollar!
Beyoncé dhe Jay Z nuk kursehen në dhuratat që u bëjnë fëmijëve të tyre
Jay-Z dhe Beyonce janë prindër të mirë. Ata i duan fëmijët e tyre dhe përveç se kalojnë kohë me ta, ata tregojnë dashurinë e tyre duke shpenzuar para.
Dyshja shpenzuan më shumë se 200,000 dollarë në ditëlindjen e parë të Blue Ivy. Kjo përfshin dhuratën, e cila ishte një Barbie e stolisur me 80,000 diamantesh.
As binjakët nuk u lanë anash. Ata morrën dhurata të shtrenjta para se të lindnin. Binjakët Sir dhe Rumi kur erdhën
në shtëpi shtretër të njejtë. Ata kushtuan dhjetëra mijëra dollarë dhe janë veshur në ari 18 karat.
Beyoncé dhe Jay Z japin shumë për bamirësi
Një gjë është e sigurtë, gjithë pasurinë që ata sot gëzojnë e kanë fituar vetë! Dyshja nuk shpenzojnë para vetëm për veten e tyre. Ata gjithashtu japin shumë për të tjerët.
Beyonce është një nga personazhet e famshëm më bamirës ndonjëherë. Ajo dhe Jay-Z organizuan dhe performuan në një koncert për The Robin Hood Foundation, një bamirësi që mbështet arsimin në Neë York City. Edhe pse jëtojnë një ëndërr, ata nuk kanë harruar rrënjët e tyre.