I ka rezistuar kohës duke qenë një ndër këngëtaret që me muzikën e saj, dëgjohet nga të gjitha gjeneratat dhe ndër vite, pëlqehet prej të gjithëve.
Së fundmi, Shyhrete Behluli solli edhe një projekt me reperin Gold AG që pak a shumë e futi në rrjedhat e muzikës komerciale.
E përpos projekteve muzikore, është ana private ajo që i intereson shumë publikut dhe për të cilën përflitet jo shpesh.
Një familje stabile është portreti familjar i këngëtares së mirënjohur e cila së fundmi është shtuar me një person të ri.
Bëhet fjalë për nusen e djalit të Shyhretit e cila tashmë veq është pjesë e familjes megjithëse ende nuk ka kurorëzuar dashurinë.
Por si e priti Shyhretja nusen në rrethin familjar ?. Përtej relacioneve të portretizuara si aspak të këndshme mes nuseve dhe vjehrrave, këngëtarja në intervistën për Prive zbuloi se atë e trajton si vajzën e saj.
Megjithatë, ajo nuk la as pa lavdëruar djalin e saj. Detajet e relacionit ju sjell materiali i mëposhtëm. /PRIVE.AL/