Si i humbi Sellma kilogramët e tepërt gjatë karantinës?

By

Karantina në muajt që lamë pas tek shumëkush ka shtuar kilogramët e tepërt shkaku i pasivizimit nga mungesa e aktivitetit të zakonshëm.

Por, ky nuk duket të ketë qenë rasti i Sellmës.

Kushdo që ndjekë grimeren e njohur në rrjete sociale mund ta ketë vërejtur ndryshimin e dukshëm në peshë pikërisht përgjatë kësaj periudhe.

Kthimi i linjave ka ngjallur edhe interesin e ndjekësve të cilët kanë pyetur Sellmën se si është dobësuar këto kohë.

Në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve në Instagram, grimerja e njohur ka zbuluar se kjo është bërë vetëm me “kujdesin maksimal në ushqim”.

Sellma ka reduktuar sheqerin dhe atë që njihet si “junk food”.

Një regjim i tillë ka dhënë menjëherë rezultatet e tij duke bërë që grimerja Kasumoviq të arrijë peshën gradualisht, pa dieta të rrepta apo intervenime të tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm