Emina Çunmulaj e ka ndarë mendjen se a do e marrë vaksinën

By

Që prej fillimit të pandemisë COVID-19 një pjesë e konsiderueshme e fytyrave publike kanë dhënë mendimet e tyre mbi situatën.

Mes tyre, ka pasur mjaftueshëm të tillë që kanë shprehur skepticizëm. E duket se një prej tyre është modelja Emina Çunmulaj.

Ajo ka rishpërndarë në profilin e saj një postim në të cilin thuhet:

“Nuk mund të bëjnë një vaksinë që kryen punë për gripin. S’ka vaksinë as për RSV. Nuk mund të shërojnë kancerin. Por janë tepër të sigurtë që mund të bëjnë një vaksinë në 6 muaj për një sëmundje që qartazi nuk e kuptojnë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Corrupt Vaccines (@corruptvaccines) on

Emina ka shtuar komentin e saj duke pyetur se: “Kush është gati të helmojë veten?”.

Në çfarëdo varianti, modelja me gjasë e ka ndarë mendjen të mos vaksionohet për virusin që u testua dy herë si e dyshuar si e infektuar.

SHËNIM REDAKSIONAL: TEKSTI I MËSIPËRM PARAQET VETËM MENDIM PERSONAL. NË LIDHJE ME EPIDEMINË COVID-19, TRAJTIMIN DHE EFEKTSHMËRINË E VAKSINËS POTENCIALE DUHET TË MERREN PËR BAZË VETËM MENDIMET E EKSPERTËVE TË FUSHËS!

Artikuj të ngjashëm