Këngëtari Naim Abazi dje ka festuar ditëlindjen e 52-të. Artisti për një ditën e veçantë mori shumë urime e dhurata e nuk mungoi kujdesi i gruas së tij, Mihrije Braha.
Këngëtarja në llogarinë e saj në facebook ka publikuar një video ku shihet me tortë në dorë duke e uruar me këngën e ditëlindjes Naimin.
Përpos kësaj, Naimi mori dhe një tortë të dytë në një lokal për të cilën Braha shtoi se ‘Surprizat Vazhdojnë’.