Kush do ta fitoj Kënga Magjike 2015?!

By

E shtuna është dita e madhe e edicionit të 17-të të festivalit më të madh të muzikës tek ne ‘Kënga Magjike’.

Edhe pse ndryshoi formula këtë vit dhe do të interpretohet Live sërish prurjet ishin të shumta nga emra të njohur.

Në javën e fundit kanë filluar të komentohen fituesit e mundshëm të këtij viti. Ai që lakohet më së shumti si kampion për këtë edicion është Flori Mumajesi me këngën ‘Me fjalë të vogla’.

Përpos që është pëlqyer si projekt, të shumtë do jenë që do e votojnë nga labeli i tij.

Ndërkaq pas Florit komentohen si fituese edhe Albërie Hadërgjonaj me këngën ‘Me dorën shtrirë’ e po ashtu fituesja e dyfishtë Aurela Gaçe me ‘Akoma Jo’.

Ndërkaq një tjetër emër që pritet të rankohet lart është Stine me këngën ‘Çifti simpatik’.

Rezultatet përfundimtare do të zbulohen të shtunën në mbrëmje ku do të performojnë edhe të ftuar special.

Artikuj të ngjashëm