Si e replikoi Keisi postimin e fundit të Stresit?

By

Keisi dhe Stresi janë një nga çiftet më të përfolura të shoubizit tonë.

Kjo për deklaratat e tyre dhe lidhjes në distancë, por që dyshja gjithnjë gjejnë mënyrën për të na befasuar.

Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, ai ndau një fotografi gjatë një bisede me video me Keisin.

Dyshja kishin vënë një filtër që i bënë ata të duken si bebe, dhe e gjitha kjo lidhet edhe me deklaratën që reperi ia ka bashkangjitur fotografisë.

“Kur u njohëm ishim të vegjël. Kaluam sfida, kaluam çdo gjë. Kaluam njerëz të lig kundërshtarë, por në fund këta nuk e dinë se ne jemi shok të ngushtë”, shkruan ai

No description available.

Po të njëjtin postim, më vonë kishte ndarë edhe Keisi në llogarinë e saj në Instagram, duke pohuar atë qe reperi vetëm se kishte deklaruar.

“Nga rinia deri në pleqëri, sido që të vijë jeta, je vërtet shoku im më i mirë, por edhe familja ime”, ia ktheu Keisi reperit.

Artikuj të ngjashëm