Këtë fundjavë, reperi Noizy dhe Luana Vjollca u bënë ‘bashkë’.
Arsyeja ishte një kombinim i organizatorëve të një koncerti në Gjakovë me ç’rast dy artistët performuan brenda një nate.
Një zhvillim i tillë u prit me interes marrë shkas nga fakti që Luana është kunata e Getit, rivalit të përbetuar të Noizyt.
Ky detaj nuk u kapërdi lehtë nga lideri i OTR i cili në performancën e tij ka përfshirë edhe diss-in ndaj Getit dhe një mesazh të qartë të lëshuar përmes mikrofonit ku është shprehur: ‘Të fala kunatit’.
Duket se përkunder viteve që po kalojnë dhe tendencave që shumë artistë të pajtohen me njëri-tjetrin mes Getit dhe Noizyt ekziston ende një hendek i pakapërcyeshëm i rivalitetit dhe inateve të forta. /Prive.al