Si e përballuan çiftet shqiptare vetë-izolimin?

By

Situata e tillë e paprecedentë, si pandemia dhe vetë izolimi ishte një sfidë për çdo familje, çdo person dhe çdo çift.

Mirëpo shumë çifte shqiptare zbuluan përditshmërinë e tyre për Prive.

Labi dhe Qëndresa

Labi tregon se si pandemia pezulloi projektet dhe aktivitetet tij sa i përket karrierës kurse Qëndresa tregon përditshmërinë e saj si një nënë e re. Ata u përgjigjën edhe pyetjve në sfidën e PriveTok.

Orinda Huta

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Orinda Huta erdhi në Prive për të treguar përditshmërinë e saj në karantinë dhe se si vetë izolimi ndikoi në martesën e saj me producentin Turjan Hyska.

Blero dhe Afrona Dika

Dyshja u martuan mirëpo pandemia i zuri ata larg njëri tjetrit. Afrona dhe Blero vijnë veçmas në intervista për Prive për të treguar se si po e përballojnë vetë izolimin dhe largësinë nga njëri tjetri.

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina

Në Prive nuk munguan as Adonisi me Teutën ku treguan për vetë izolimin e tyre. Përveç kësaj çifti u bënë pjesë e një sfide shumë të lezetshme.

Diellza Kolgeci dhe Fisnik Rugova

Dyshja, prindër krenarë të një vogëlushe me emrin Helena erdhën në Prive për të na zbuluar pak nga përditshmëria e tyre. Çifti iu përgjigjën edhe pyetjeve në sfidën e PriveTok.

 

 

Artikuj të ngjashëm