Si e luftoi Jehona Sopi traumën e saj pas sulmit terrorist të Al-Kaidës?

By

E ftuar në Prive, Jehona Sopi ndau momentet e saj më të paharruara në “5 datat”.

Këngëtarja rrëfeu se si në Egjipt kur ajo ishte për pushime, ndodhi një sulm terrorist në zonën ku ajo për qëndronte. Ishte sulm i Al-Kaidës dhe më shumë se 85 persona mbetën të vrarë.

Ajo dhe shoqëria e saj shpëtuan nga terrori mirëpo mbetën të ngecur në Egjipt edhe për ditë të tjera, sepse nuk gjenin dot fluturim kthyes.

Jehona tha se pas sulmit, ajo kishte vizituar edhe dy herë të tjera Egjiptin për t’u ballafaquar me frikën e saj.

“Besoj që traumat duhen shëruar”, thotë ajo gjatë intervistës dhe kjo ishte arsyeja pse ajo vendosi që sërish të kthehej në Egjipt.

Ndiqni të ploët rrëfimin e saj në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm