Si duket Rita Ora është acaruar që nuk ka tejkaluar suksesin e Dua Lipës

By

Në një artikull ekskluziv nga The Sun, raportohet që Rita është acaruar që kënga e saj e fundit “How to be Lonely” nuk pati edhe aq sukses sa kishte shpresuar.

 Rita Ora is 'furious' her new single How To Be Lonely has flopped in the charts

Kënga e re e Ritës, duhet të jetë kënga më e rëndësishme në top lista tani duke pasur parasysh sasinë e njerëzve që po izolohen.

Por këngëtarja është e zemëruar pasi nuk u pëlqye aq nga publiku, ndryshe nga meloditë e fundit të rivales së saj Dua Lipës.

Konkurrenca mes dyshes është rindezur ngase të dyja kanë lansuar këngë në të njëjtën kohë, me Rita duke shpresuar se ajo do të mund të bënte më mirë sesa Dua, këngët e së cilës “Don’t Start Now” dhe “Physical” janë në dhjetëshen më të mirë.

 Dua Lipa currently has two songs in the top ten - Physical and Don't Start Now

Pavarësisht se është shkruar nga njeriu i momentit Lewis Capaldi, How To Be Lonely nuk do të arrijë as Top 40  të Premten pas një javë lansimi.

 Lewis Capaldi penned Rita Ora's new single How To Be Lonely

Dhe sikur t’i përkeqësojë gjërat, videoklipi gjithashtu është vonuar dhe ajo u detyrua të anulojë ftesat në një event të buxhetit të madh për të promovuar këngën të martën.

Një burim i brendshëm i muzikës tha: “Rita dhe ekipi i saj kishin planifikuar këtë projekt me muaj të tërë dhe nuk po rezulton të jetë i suksesshëm ashtu siç kishin shpresuar.

Artikuj të ngjashëm