Si dukej Shkenda para shtatë viteve ?!

By

Këngët hite i ka kryesisht viteve të fundit por Shkenda Dubova merret me muzikë tash e një kohë.

Pos këngëve si ‘Lej le t’folin’, ‘Maje n’men’ dhe ‘Nuk shikohen vitet në dashni’ me Shemin, në repertorin e këngëtares ka edhe projekte muzikore që kanë konkuruar në festivale.

Me një performancë shpërthyese si tip energjik që është, Shkenda Dubova është paraqitur në edicionin e gjashtë të Top Fest ku kishte mbërritur deri në finale.

Në interpretimin e ‘Kur mbyll sytë’, Shkenda shihet që nuk ka ndryshuar pothuajse aspak megjithëse diferenca është një interval kohor prej shtatë vitesh. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm