Enca Haxhia është duke punuar në këngën e saj të re që do të lançohet për muajt e nxehtë.
E teksa të gjithë po presin këtë projekt, këngëtarja ka dhënë disa indikacione se si mund të titullohet ky prodhim muzikor.
Tre shenja i ka bashkangjitur fotografisë së publikuar, ndal, thikë me pirun dhe një yll, shkrimi vazhdon “titulli i këngës së re, gjeje”.
Ndjekësit kanë bërë disa aludime si: Don’t Eat Star (Mos e ha yllin), Stop Eating Stars (Ndalo së ngrëni yjet), No food star (Jo ushqim për yje), Ta ha yllin e shumë ide të tjera.
Mirëpo të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se kënga do mbaj emrin “Gjeje” e madje i kanë shtuar edhe Noizyn si bashkëpunim./Prive.al